Trasaksionet në monedhën europiane kanë regjistruar nivele rekord në ekonominë shqiptare fakt që reflekton një aktivitet më të lartë ekonomik në euro.Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen si në numër , ashtu edhe në vlerë. Përgjatë pjesës së parë të vitit janë realizuar rreth 239 mijë transaksione, me një vlerë totale prej 3.6 miliardë euro nga rreth 2.9 miliarde që u realizuan një vit më parë.
Nëse bëjmë një vlerësim rezulton se mesatarisht, përmes sistemit AIPS EURO janë transferuar rreth 700 milionë euro më tepër ose me një rritje prej 24% duke pasqyruar rëndësinë që ky sistem ka për ekonominë shqiptare.
Këto të dhëna tregojnë se përdorimi i euros në ekonomi po zgjerohet ndërsa gjithnjë e më shumë biznese dhe individë po kryejnë pagesa në euro, jo vetëm në transaksione ndërkombëtare, por edhe brenda vendit.
Po ashtu një tjetër tregues është fakti se ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me nivel të lartë euroizimi në rajon.
Vetëm në qershor në trasaksionet në euro arritën në vlerën 707.6 milonë euro ose shifrën më të lartë të regjistruar përgjatë këtij viti.Nëse e krahasojmë me një muaj më parë rezulton se janë realizuar 85.7 milionë euro më tepër pagesa nëpërmjet këtij sistemi. AIPS EURO përdoret kryesisht nga qeveria për pagesa në euro, , nga bizneset për transfertat me vlera të mëdha, si edhe nga bankat për pagesat ndërbankare.
Këto shifra konfirmojnë faktin se në ekonominë shqiptare qarkullon sasi e lartë e monedhës europiane duke bërë që në kursin e këmbimit euro të regjistrojë nivele mininimale.Sipas kursit një euro po këmbehet aktual isht me 92-93 lekë dhe tendenca është që të vijoj ulja pasi jemi në pikun e sezonit turistik ku ka fluks të monedhës europiane nga turistët dhe emigrantët.
. Sipas agjentëve të kursit të këmbimit euro do vijoj të mbetet e dobët përballë lekut si pasojë e fluksit turistik që pritet për këtë vit.
