Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Kamëz.
Burime për ABC News thanë se bëhet fjalë për dy autorë të dyshuar të cilët kanë kryer grabitjen në argjendari nën kërcënimin e armës.
Po sipas të njëjtave burime ata janë larguar nga argjendaria pas grabitjes me një motor.
Policia sakaq ndodhet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
