Shuhet zjarri në Krujë/ Flakët nën kontroll, nuk ka dëme në njerëz

AKTUALITET


Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu malin e Krujës gjatë natës së të shtunës duke ngjallur panik te banorët.

Flakët të ndihmuara nga era përparuan me shpejtësi duke iu afruar banesave në Barab e Lluban.Autoritet në terren detyruan banorët të evakuheshin nga banesat.

Mbi 280 efektivë dhe forca operacionale u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve ndërsa ndërhyrja ishte si nga toka dhe nga ajri.21 zjarrëfikëse dhe 3 helikopterë u angazhuan në operacionin për shuarjen  e flakëve e gjithashtu edhe droni bayraktar si dhe dy dronë me kamera termike.

Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri magazinë e një biznesi. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnëj jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.



Skip to toolbar