Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë, duke shkaktuar shembje ndërtesash, evakuime masive dhe të paktën 132 viktima. Qeveria kolumbiane ka shpallur situatën “fatkeqësi kombëtare” pas një mbledhjeje emergjente.
Tërmeti u regjistrua pak pas orës 07:30 me kohën lokale, me epiqendër pranë San José del Palmar, rreth 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bogota. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në shekullin XXI.
Ndër zonat më të prekura është Pereira, ku janë raportuar të paktën 47 viktima. Në departamentin Chocó, pranë epiqendrës, janë regjistruar 12 të vdekur, ndërsa në Valle del Cauca janë raportuar 27 viktima, përfshirë të paktën tre fëmijë. Në qytetin Cali, 15 persona kanë humbur jetën.
