Të shumtë janë ata që sytë do ti kenë nga qielli pasditen e këtij 12 gushti për të parë një ndër fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit. Por një gabim që mund të bëni ndërsa hëna do të kalojë drejtpërdrejt midis tokës dhe diellit duke mbuluar plotësisht diskun diellor mud tju kushtojë shtrenjtë.
“Janë dëmtuar pasi e kanë parë me sy të lirë, ose syze të thjeshta që mund të jenë dhe shumë të errëta, por nuk kanë filtrin e duhur. Është shumë e rrezikshme për shëndetin e syrit . Dëmtohet direkt retina ose më saktë çfarë është me e rëndësishme, zona e retines që është makula ku përqendrohet 90% e shikimit të mprehtë të syrit, qendra e shikimit. E keqja është që retina duke mos patur receptorë dhimbje ky dëmtim ndodh pa e kuptuar fare, pra personi përqëndrohet duke parë diellin drejtpërdrejt apo me një mbrojtje jo të duhur dhe nuk e kupton duke mos pasur dhimbje që po dëmtohet dhe kalojnë orë, të nesërmen personi thotë nuk po shoh mirë, kam probleme me shikimin, kam turbullim të shikimit kam deformim të shikimit ose mund ta përshkruajnë kam një njollë të zezë në shikim ose flash drite.” tha ai
As nëse eklipsi është i pjesshëm siç pritet të ndodhë në Shqipëri sipas mjekëve okulist nuk është i sigurt që dielli të shihet me sy të lirë.
“Edhe kur është i plotë dhe kur është i pjesshëm eklipsi, dëmtimi po njësoj. Pra rrezatimi që merr syri është njësojë i dëmshëm dhe kjo është e vërtetuar” u shpreh ai.
Pa syzet e posaçme këshilla e mjekëve është për të mos i ngritur sytë nga qielli
“Ka një lloj certifikimi që është për syzet që mund të shikohet eklipsi . është një standard shumë i qartë. Po nuk qe ky cerfikimi i saktë dhe ato syzet e saldatorit që xhami është jashtëzakonisht i errët dhe të mbron dhe me ato ka raste të studiuara që nuk ofrojnë mbrojtjen e duhur dhe dëmtohet syri. Kanë certifikim me kod 12312 .. çdo syze tjetër ështe e sajuar që se ka filtrin e duhur për të mbrojtur nga ai rrezatim që ka dielli. Duke mos qene mbrotja e duhur gjast e dëmtimit janë shumë të larta” u shpreh mjeku
Rreth 27 vjet me parë, në vitin 1999 kur u regjistrua eklipsi total i diellit shumë persona pësuan demtime të shikimit edhe të pakthyeshme.
“Në 1999 nga eklipsi që ndodhi atëherë si në Shqipëri, si Europë e botë kanë ndodhur shumë dëmtime. Në Angli minimalisht janë 70 persona që kanë demtim në gradë shumë të avancuar”, shtoi ai./abcnews.al
