Zjarret masive mes Priskës e Lundrës në Tiranë janë ‘reflektuar’ edhe në pamjet satelitore, ku janë shënuar me pika të kuqe vatrat aktive.
Nga harta duket se zona me përhapjen më të madhe të flakëve është ajo e ‘Kodrës së Qafës së Pulqizës’, ndërkohë që zjarri nëse avancon, rrezikon të përhapet edhe në fshatrat përreth, Gurrë, Gurrë e Vogël, Shporesh e deri në Farkë të Madhe.
Forcat zjarrfikëse në terren po vijojnë punën për izolimin e flakëve, të cilat të favorizuara edhe nga era e fortë po përhapen me shpejtësi.
Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës, ndërsa në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe zjarrfikësit e Elbasanit.
Për shkak të përmasave të flakëve, Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin rrugor që lidh Tiranën me Lundrën dhe Daiasin.
