PDK sërish ‘i zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

AKTUALITET


Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën e kryeministrit në detyrë të vendit pas betimit si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra:E para: në këtë ndërtesë je uzurpator.

E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, shkruhet në postimin e PDK-së.



Skip to toolbar