Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie/ Apeli i GJKKO lë në fuqi masën për ish kreun e SHISH

#NËRADAR


Apeli i GJKKO-se le në fuqi vendimin për Vlora Hysenin, ajo do të vijojë të qëndrojë në masën e arrestit në shtëpi.

Mbrojtja e saj kishte kërkuar heqjen ose zbutjen e kësaj mase, por gjykata rrëzoi kërkesën, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Vlora Hyseni është nën hetim nga SPAK për veprat penale të “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “nxjerrjes së sekretit shtetëror”, në lidhje me dyshimet për përfshirje në skandalin e AKSHI-t dhe kontaktet me Ergys Agasin.



Skip to toolbar