Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kliqinë, në rrugën Pejë-Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
