Beteja brenda botës së futbollit vazhdon të jetë e ashpër lidhur me pozitën dhe, mbi të gjitha, me nivelin e besimit te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas dështimit të nismës së tij për të privatizuar Kupën e Botës. Përpjekja e kreut të futbollit botëror për të rikthyer qetësinë nuk ka dhënë rezultatet e pritura, madje as mes konfederatave që dukeshin se kishin premtuar mbështetjen e tyre.
Ky është rasti i Konfederatës së Futbollit Afrikan, e cila zotëron numrin e dytë më të madh të votave pas Evropës. 54 federatat e saj anëtare të FIFA kanë luajtur vazhdimisht një rol kyç në zgjedhjet për udhëheqjen më të lartë. Ishte presidenti i CAF-it, Patrice Motsepe, ai që rikonfirmoi publikisht këtë mbështetje institucionale, duke pohuar se vetëm kutia e votimit mund të sillte ndryshim në udhëheqje.
Megjithatë, siç raportohet nga “L’Équipe” situata në kontinentin afrikan nuk është plotësisht e qartë.
E udhëhequr kryesisht nga blloku anglofon, fraksioni më kritik ka shprehur pakënaqësi lidhur me pushtetin e tepruar të Infantinos dhe disa vendime të arbitrazhit, veçanërisht incidentin me arbitrin Omar Artan në Botërorin e fundit si dhe lidhur me nismën për t’i shitur një pjesë të të drejtave të Kupës së Botës investirorëve privatë.
Nga ana e tij, Infantino mbështetet mbi të gjitha te përkrahja e palëkundur e Marokut dhe e presidentit të tij, Fouzi Lekjaa, i cili synon t’ia rrëmbejë Spanjës finalen e lakmuar të Kupës së Botës në këmbim të mbështetjes së tij të pakushtëzuar.
Votat kundër Infantino mund t’I bashkohen “armiqve” publikë të presidentit të FIFA të udhëhequr nga UEFA.
Konferata europiane ka aleatë të tjerë të rëndësishëm si konfederata e Amrikës Veriore e Qëndrore dhe ajo Aziatike.
