“Obsesioni i bukur” i Guardiola/ Dokumentari zbulon të fshehtat e Pep te Manchester City

Më të fundit


Pep Guardiola po shijon pushimet pas largimit nga Manchester City, por një film dokumentar që tregon pikërisht aventurën e tij në pankinën e skuadrës angleze e ka kthyer sërish teknikun në qendër të vëmendjes mediatike botërore.

Kjo për shkak të zbulimit të detajeve, me zë dhe figurë të menaxhimit të tij të ekipit në dhomat e zhveshjes. Në dokumentarin e titulluar “ Obsesion i bukur” tregohen momente të veçanta, ku Guardiola përzien jetën personale me atë sportive, sin ë rastin kur I zbuloi skuadrës divorcin me ish bashkëshorten e tij, Kristina Serra.

“U divorcova nga gruaja më e bukur në planet — gruaja ime, ish-gruaja ime. E dua pamasë, por e humbëm pasionin”, u thotë tekniku spanjoll lojtarëve në pushimin e ndeshjes së Champions League kundër Juventus në Torino.

Më pas në dokumentarin që do të dalë në fillim në Angli dhe Irlandë, zbulohen edhe të tjera detaje të fshehta sa i përket momenteve që kanë shënnuar aventurën e Guardiola në pankinën e Manchester City, si largimi i Kevin de Bryjne, apo përplasja me Kajli Uollker sa i përket shiritit të kapitenit.

Videon e xhiruara në dhomat e zhveshjes tregojnë edhe mënyrën se si tekniku motivonte ekipin.

“Në jetë, çfarëdo që të bësh, bëje me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë; dua lojtarë të apasionuar”, dëgjohet në një prej fjalimeve të Guardiola, që nuk tërhiqet kur duhet të kritikojë edhe yjet e skuadrës si përshembull Erling Haalan.

“Pse nuk lufton për topin. Erling, të dua si djalin tim, por nuk bëhet fjalë për këtë. Më trego se do të fitosh, ose nëse je I lodhur më thuaj të të zëvendësoj”, janë fjalët e Guardiola në një prej momenteve më të diskutueshëm të dokumentarit, që kur të shfaqet i plotë pritet të zbulojë të tjera të fshehta, por edhe të bëjë më shumë të diskutohet për mënurën se si tekniku menaxhon skuadrat.



Skip to toolbar