Presidenti i UEFA, Aleksander Čeferin nuk do të kandidojë për të marrë drejtimin e qeverisë botërore të futbollit. Slloveni nxorri zyrtarisht veten jashtë garës për presidencën e FIFA-s, që do të kulmojë me zgjedhjet e planifikuara në marsin e vitit të ardhshëm.
“Nuk jam i interesuar. Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Besueshmëria ime është shumë më e rëndësishme dhe nuk jam i interesuar për atë post”, u shpreh Ceferin në një intervistë në podkastin “The Rest is Politics”, të Alistair Cambell.
President i UEFA-s që nga viti 2016, Čeferin është kundërshtari kryesor i presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po përballet me një krizë pas dështimit të planit të tij të diskutueshëm për t’ia hapur dyert e organit drejtues botëror investitorëve privatë.
Ndërkohë, sipas “Sky Sports” një kandidat potencial për presidencën e FIFA është Victor Montagliani, kreu I Konfederatës së Amerikës dhe Veriut dhe Qëndrore, aleat i Ceferin në luftën kundër Infantino.
Ky I fundit ka nisur të bëjë daljet e para publike në rolin si drejtues i FIFA, pas disa javësh i tërhequr si pasojë e presionit të madh.
Ai ka marrë pjesë së fundmi në një evenimet ku partnere ishte edhe qeveria botërore e futbollit, ndërsa në videon e shpërndarë nga ajo, zviceriani ka folur me një gjyhë të drunjtë në lidhje me përplasjet brenda familjes së futbollit në planet.
“Është e rëndësishme të marrësh pjesë, të angazhohesh në dialog dhe të shprehësh pikëpamje e mendime; kanë ndodhur shumë gjëra javët e fundit dhe është e rëndësishme që zëri yt të dëgjohet”, ka thënë Infantino, që sipas mediave ndërkombëtare ka nisur të udhëtojë shumë për të rifituar besimin dhe votat për rizgjedhjen e tij, që për momentin nuk i ka./abcnews.al
