Në ditën e dytë të mbledhjes me të vetët në Pogradec, Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan: Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore.
Në ditën e dytë të takimit në Pogradec kryeministri Rama ka mbledhur ministrat, të cilët po raportojnë për punën e tyre dhe prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.
Një ditë më parë Rama porosity drejtuesit politikë të analizojnë pakënaqësitë në bashkitë socialiste dhe të shtojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Platforma e re dixhitale “Pasqyra Albania” do funksionojë me dy seksione për mbledhjen e ankesave të tyre dhe për gjurmimin e zgjidhjen në kohë sa më të shpejtë.
