Begaj kujton Shën Nënë Terezën: Burim frymëzimi për mbarë njerëzimin

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sot Shën Nënë Terezën, në ditën kushtuar figurës së shenjtores shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj vlerëson misionin dhe veprën e Nënë Terezës në shërbim të të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, duke e cilësuar atë një simbol të dashurisë, drejtësisë dhe shpresës.

“Kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, misionaren shqiptare të bamirësisë. Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa”, shkruan Presidenti.

Begaj thekson se mesazhi i saj vijon të jetë aktual dhe frymëzues për njerëzit në mbarë botën.

“Sot, drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin. Për ne shqiptarët, ajo është një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, shprehet kreu i shtetit.



Skip to toolbar