Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe çështjet urgjente!

AKTUALITET


Veprimtaria gjyqësore në Gjykatën e Durrësit aktualisht vijon vetëm për çështjet urgjente.

Në gjykatë zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurimit, lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe çështje të tjera të ngutshme.

Ndërkohë, gjykimi i çështjeve të tjera nuk po zhvillohet, pasi gjyqtarët janë sot pjesëmarrës në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të kufizuara janë edhe shërbimet e ofruara nga administrata e gjykatës në seksionin civil.



Skip to toolbar