Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

AKTUALITET


Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që ti shesin prodhimet bujqësore nëpërmjet bursës duke siguruar një çmim më të favorshëm për prodhimet.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi se nisma vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shpeshta të ngritura nga fermerët  për gjetjen e tregut dhe çmimin me të cilin shitet prodhimi i tyre.

Platforma do të jetë një mekanizëm i ri që synon të shmang përcaktimin e çmimeve nga grumbulluesit  dhe ndihmon prodhuesit të gjejnë treg të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre.

Sipas ministrit Salla mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, duke rritur njëkohësisht fuqinë negociuese të fermerëve përballë blerësve.

Bursa Bujqësore, synon t’i ndihmojë fermerët të shesin më  lehtë prodhimet e tyre.

Përmes kësaj burse, blerësit me shumicë do të tregojnë se çfarë produktesh kërkojnë, sa sasi u duhen, çfarë cilësie dhe sa janë të gatshëm të paguajnë.

Fermerët do të mund t’i shohin këto oferta dhe do të kenë mundësi të zgjedhin  atë që u leverdis më shumë.



Skip to toolbar