Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Besfort Lamallari drejtoi Ministrin e Brendsheme për jo më shumë se 6 muaj.

Ai e mori këtë detyrë në mars të këtij viti por tashmë do të rikthet në ekipin e Kryeministrit, nga aty ku e nisi karrieren në strukturat e PS.

Po sot, Begaj ka dekretuar emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme. Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo është zgjedhja e Ramës për të drejtuar punët e brendshme të vendit. Ai do mbaj të dyja detyrat, pasi pushteti vendor, do të kthehet në një strukturë pranë ministrisë së Brendshme.

Lammallari dhe Demo kanë hyrë njëkohësisht në kabinetin qeveritar, në shtator të 2025, pasi PS fitoi mandatin e 4-të për të qeverisur. Lamallari fillimisht iu besua Ministrisë së Drejtësisë por në mars të këtij viti ai u zhvendos prej kryeministrit tek Ministria e Brendshme. Ndërsa Demo ka drejtuar vetëm Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, që nuk ndryshon kryesuar, duke u bërë një strukturë brenda Ministrisë së Brendshme, që historikisht është dikasteri që ndryshon më shpesh titullar.



Skip to toolbar