Shtyhet seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.
Megjjthëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhet në datë 24 shtator.
Relatori i çështjes Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se ne seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.
Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej muajit tetor 2024 si person që dyshohet nga prokuroria se ka konsumuar veprat penale ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘mosdeklarim e fshehje pasurie’.


