Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës së Kuqe”.
Takimi mësohet se do të nisë në orë 09:00.
Ky takim javor zhvillohet në kuadër të përmbushjes së objektivave dhe koordinimit të punëve për nismat “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.
Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku do marrë pjesë edhe në Asamblenë e OKB në Nju Jork.
Ai do të mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator, teksa janë parashikuar edhe takime me diasporën shqiptare dhe zyrtarë të lartë amerikanë.


