Para nisjes në SHBA, Rama mbledh përsëri ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës së Kuqe”.

Takimi mësohet se do të nisë në orë 09:00.

Ky takim javor zhvillohet në kuadër të përmbushjes së objektivave dhe koordinimit të punëve për nismat “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.

Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku do marrë pjesë edhe në Asamblenë e OKB në Nju Jork.

Ai do të mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator, teksa janë parashikuar edhe takime me diasporën shqiptare dhe zyrtarë të lartë amerikanë.



Skip to toolbar