Kallëzimi për pagat, SPAK merr në pyetje Elmira Peton, përgjegjësen e Thesarit për degën Tiranë.
Peto është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa prej më shumë se një ore po jep deklarime lidhur me bllokimin në thesar të pagave për muajin gusht për prokurorët , gjyqtarët dhe administratën.
Prokuroria e Posaçme të premten e kaluar regjistroi kallëzim penal për dy vepra penale “shpërdorim detyre” dhe “pengim i ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.
Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa kallëzimi u dorëzua nga një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh.


