Kapen 8 shtetas të përfshirë në krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe krime ekonomike.
Njërit prej shtetasve të kërkuar për prodhim/shitje narkotikësh, në momentin e ndalimit, iu gjet dhe iu sekuestrua sasi Cannabisi. Konkretisht u arrestuan: Korado Teodori, Emiljano Birja, Serxho Veseli, Klaudio Marashi, Omar Nasr, Redon Leka, Nikoll Marku, Klodian Xhemali.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin E. B., 31 vjeç, të dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, vunë në pranga shtetasin N. M., të dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin S. V., 18 vjeç, të kërkuar për llogari të DVP Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin K. Xh., të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin R. L., 26 vjeç, të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Nga ky dënim shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj dhe 3 ditë burgim,;
-vunë në pranga shtetasin O. N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin K. M., 29 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


