“Vetëm puntata e parë e telenovelës”, Minxhozi për Vlora Hysenin: Histori me të panjohura, të shmanget spektakli

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit në emisionin “Real Story” në ABC News, duke e cilësuar situatën si një histori të mbushur me paqartësi dhe të panjohura.

Sipas Minxhozit, hapësira mes një marrëdhënieje personale dhe akuzave për shkelje të rënda mbetet e paqartë, ndërsa ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si janë bërë publike disa informacione nga dosja hetimore.

“Kjo është një histori me shumë të panjohura fillon tek një shkëmbim romantik mesazhesh dhe mbaron tek tradhtia ndaj atdheut. Diapazoni i akuzës kështu siç kjo ngjarje ndërtohet mbetet i paqartë dhe shumë i gjerë. Për të disatën herë ndodh që përdoret masa e sigurisë, paraburgimi për ta marrë dikë për ta vënë në pozicion të vështirë izolimi edhe nga pikëpamja e moralit, merren mesazhe nga dosja hetimore që në vetvete nuk thonë asgjë, por të kthejnë në një plaçkë. Pas ardhjes së zotit Braho, pati një ndryshim  në qasje sepse para ishte një modë. Pra ose kemi një kryetare që ka shkelur thellë alfën e punës së saj, apo një kryetare shërbimi që ka pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një person në kërkim. Po e them që është vetëm puntata e parë e telenovelës dhe nuk kemi parë asgjë akoma. Por diapazoni është aq i gjerë sa kanë të drejtë të gjithë të thonë gjithçka. Por ne duhet t’i vijmë procedurës si duhet. Persë u infiltruan informacionet në këtë mënyrë”, tha ai.



Skip to toolbar