Avokati Idajet Beqiri ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit në emisionin “Real Story” në ABC News, duke ngritur akuza të forta ndaj SPAK për mënyrën se si është trajtuar çështja.
Beqiri tha se, sipas tij, mënyra e veprimit të organit të akuzës ka dëmtuar rëndë funksionimin e shtetit dhe besimin te institucionet.
Duke iu referuar rastit të Vlora Hysenit, Beqiri kritikoi edhe raportin mes institucioneve të drejtësisë dhe pushteteve të tjera. Beqiri e cilësoi situatën si të rëndë dhe akuzoi institucionet për papërgjegjshmëri.
“Pak rëndësi do ketë përfundimi i këtij gjykimi sepse tashmë e kemi bërë rrugë, fillimisht i dënojmë pastaj fillojmë hetimin dhe kjo është dramatike për organin e akuzës dhe shtetin tonë. E gjithë praktika e Vlora Hysenit tregon që organin gjyqësor e kemi jashtë shtetit tonë. Ato nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë shtet dhe çdo të thotë tre pushtete brenda shtetit dhe çfarë harmonie duhet të kenë ato për çështje të ekzistencës së shtetit. Papërgjegjshmëria është e tillë sa e shesin shtetin për një dukje… Dëmi është i madh dhe do apo jo, SPAK me këtë veprim që ka bërë e rrëzoi shtetin shqiptar, dhe sot ne nuk e kemi sigurinë kombëtare . Dhe jo se nuk e kemi nga Vlora Hyseni, por këtë damlla e kemi për momentin nga SPAK”, tha ai.


