Konferenca Ndërparlamentare/ Zgjerimi i BE dhe anëtarësimi i Shqipërisë, Rama: Kemi kaluar në epokë të re!

Më të fundit


 Në Tiranë po zhvillohet sot Konferenca Ndërparlamentare, ku marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të vendeve evropiane. Në fokus të diskutimeve janë zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama falënderoi pjesëmarrësit dhe u ndal te ndryshimet që, sipas tij, ka përjetuar Shqipëria vitet e fundit.

“Shqipëria është një vend shumë i mirë dhe ndoshta duhet t’i shmangesh pak Brukselit. Dua të falënderoj secilin prej jush që jeni këtu”, u shpreh Rama.

Duke folur për momentin që po kalon vendi, kryeministri iu referua edhe fenomenit të flamingove, të cilët janë shndërruar në një prej pamjeve më të komentuara të muajve të fundit në Shqipëri.

“Dua të ndaj disa mendime kur flasim për këtë moment në Shqipëri. Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i sigurt se nuk duken aq bukur sa në foto. Por ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë”, u shpreh kryeministri.



Skip to toolbar