Skenën e madhe e njeh edhe kur flitet për sport. Dua Lipa nuk është vetëm një këngëtare e shquar e epokës sonë, me origjinën e saj të theksuar si shqiptare e Kosovës, por edhe një ikonë që të gjithë e duan ta kenë të vetën.
Pasi këndoi në finalen e Championsit në 2018 në Kiev, mes Realit e Liverpulit, ajo u ftua që t’i jepte shkëlqim edhe duelit të famshëm të boksit, mes Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas.
Dy ish-kampionët e botës, që të dy anglezë, do të ndeshen në 11 dhjetor në atë që cilësohet si “Beteja e Britanisë”, por Dua Lipa nuk do të jenë në fushën e stadiumit “Prinsipaliti” të Kardifit.
Përse?
Këtë e sqaron një nga drejtuesit e boksit profesionist, I quajtur Turki Alalshik, që foli pikërisht për këngëtaren dhe ndeshjen, ndërsa pohoi se kishte dashur që dueli të ishte zhvilluar në “Uembli” të Londrës.
Alalshik tha se Dua Lipa nuk e pëlqen boksin dhe duket se nuk e pëlqen edhe atë si personazh, deklaratë që u quajt e habitshme dhe jo normale.
Fjuri dhe Xhoshua kanë qenë kampionë të botës dhe vetëm një ditë më parë mbajtën konferencën për shtyp e ishin ballë për ballë.
Në 11 dhjetor në Kardif të Uellsit, ata do të jenë për herë të parë në ring si kundërshtarë në “Betejën e Britanisë”.


