Ushtria amerikane kreu një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë katër persona, njoftoi të dielën Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).
Në një deklaratë, SOUTHCOM tha se Task Forca e Përbashkët për Hemisferën Perëndimore kreu një “sulm vdekjeprurës kinetik” ndaj një anijeje të shpejtë që lundronte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Karaibe.
“Informacionet e konfirmuara zbuluan se anija ishte e përfshirë aktivisht në trafikimin e narkotikëve”, tha komanda.
SOUTHCOM i përshkroi personat e vrarë në operacion si “narko-terroristë”.
Ajo publikoi gjithashtu pamje nga operacioni, ku anija shihet duke lundruar në ujë para se të goditet dhe të përfshihet nga një shpërthim.


