Pas më tepër se katër orësh vatra masive e zjarrit në Margëlliç është shuar me ndërhyrjen e një avioni.
Zjarri iu afrua banesave, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit dhe Albpetrol ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.
Bilancin paraprak i dëmeve është disa hektarë ullishte dhe pyll i djegur kurse shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.


