Piloti kamikaz, simpati për terrorin/ I riu që tentoi të rrëzonte avionin, postonte video të liderit të al-Kaedës

BOTA


Hetimet për ngjarjen tronditëse të kësaj jave, ku një pilot shtetas i Omanit tentoi të vriste dhe bashkëpilotit tjetër të fluturimit, një shtetas indian, dhe të rrëzonte avionin me mbi 170 pasagjerë që po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, kanë zbuluar detaje tronditëse të asaj që konsiderohet neglizhencë e komponentëve kryesorë të sigurisë.

Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar se hetimet e deritanishme tregojnë se piloti agresor, i identifikuar si Hammam Al Hamami, tentoi të kryente një sulm terrorist me tentativë për të vrarë kolegun e tij indian me një sëpatë dore dhe për të rrëzuar avionin me mbi 170 pasagjerë.

Por e gjitha kjo nuk është pjesa më tronditëse e historisë. Mediat në Lindjen e Mesme shkruajnë se piloti Hamam al-Hamami, shtetas i Omanit, ishte përzënë nga një pozicion që lidhej me operacionet e fluturimeve të kompanisë Oman Air për shkak të pikëpamjeve të tij ekstremiste me al-Kaedën. Al-Hammami kishte punuar në Oman Air për rreth shtatë vjet, ndërsa më vonë kishte kaluar për një periudhë të shkurtër në Royal Air Maroc, përpara se të punësohej në Flydubai. Sipas një zyrtari izraelit, ai kishte punuar në Flydubai vetëm për rreth tetë muaj.Në qendër të hetimit janë edhe dy postime që u shfaqën në profilin e tij në LinkedIn disa orë pas incidentit. Nuk është e qartë nëse postimet janë bërë nga vetë al-Hammami apo nëse ishin përgatitur më herët.

Njëri prej tyre përmbante video të regjistruara nga kabinat e avionëve Boeing 737 MAX, ku shfaqeshin edhe avionë të kompanive izraelite El Al dhe Arkia. Videot përfundonin me imazhe të Ayman al-Zawahirit, ish-udhëheqësit të al-Kaedës pas Osama bin Ladenit, si dhe Humam Khalil Abu Mulal al-Balawit, autorit të një sulmi vetëvrasës në vitin 2009 në Afganistan.

Një tjetër postim përmbante një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqiteshin Meka, Medina dhe Jerusalemi, të lidhura nga një vijë e ndritshme. Edhe llogaria përkatëse në Instagram, me të njëjtin emër dhe fotografi, është fshirë.

Të dhënat e reja kanë ngritur pikëpyetje mbi kontrollet e sigurisë që paraprinë punësimin e tij në kompaninë ajrore



Skip to toolbar