“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se takimet vijojnë, ndërkohë që mazhoranca ka diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2027.

Sipas tji, buxheti do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al



Skip to toolbar