Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

EKONOMI


Ulen çmimet e karburanteve në vend. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me 3 lekë naftën.

Në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë një litër naftë do të shitet me 210 lekë.

Në mbledhjen e radhës bordi ka vendosur që të ulë edhe çmimin e benzinës me 3 lekë. Tashmë një litër benzinë do të tregtohet me 190 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes duke ndjekur dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.



Skip to toolbar