Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pëkujtuar trevjetorin e sulmeve terroriste të 7 tetorit në Izrael, duke shprehur solidaritetin e Bashkimit Evropian me viktimat, familjet e tyre dhe pengjet që përjetuan pasojat e kësaj ngjarjeje.
Përmes një mesazhi, kreu i ekzekutivit të BE-së nënvizoi se asgjë nuk e justifikon terrorin dhe konfirmoi gatishmërinë e bllokut për të mbështetur shndërrimin e armëpushimit aktual në një paqe të qëndrueshme, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.
“Sot shënohen tre vjet që nga sulmet terroriste të 7 tetorit në Izrael. Ne nderojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve që ende mbajnë peshën e rëndë të pikëllimit. Kujtojmë jetët e reja që u ndërprenë në një festival muzikor. Dhe përvojën e gjatë të pengjeve. BE qëndron pranë të gjithë atyre, jetët e të cilëve u ndryshuan përgjithmonë nga ajo ditë. Egërsia dhe terrori i papërshkrueshëm i 7 tetorit nuk duhet të ndodhë më kurrë. BE mbetet e gatshme të ndihmojë në shndërrimin e armëpushimit të brishtë të sotëm në një paqe të qëndrueshme, të bazuar në një zgjidhje me dy shtete. Dhe mbetet po aq e bindur se asgjë nuk e justifikon terrorin”, ka shkruar ajo.


