Gjermani, dronët alarmojnë aeroportin/ Nuremberg, mbyllen fluturimet pas raportimeve nga pilotë

BOTA


Disa alarme të njëpasnjëshme sigurie kanë shkaktuar kaos në Aeroportin Ndërkombëtar të Nurembergut në Gjermani, duke detyruar autoritetet të ndërpresin për orë të tëra fluturimet dhe të aktivizojnë masa emergjente.

Alarmi i parë u dha në orët e para të mëngjesit, pasi tre pilotë raportuan praninë e një droni të dyshimtë pranë pistës së aeroportit. Për arsye sigurie, të gjitha ngritjet dhe uljet u pezulluan, ndërsa policia kufitare nisi kërkimet, edhe me ndihmën e një helikopteri. Megjithatë, kontrollet nuk arritën të lokalizonin mjetin fluturues pa pilot.

Pas rifillimit të operacioneve, një tjetër alarm emergjence u regjistrua në një avion pasagjerësh që vinte nga Korfuzi. Situata detyroi ushtrinë gjermane të ngrinte në fluturim dy avionë luftarakë, të cilët shoqëruan avionin civil deri në uljen e sigurt në pistë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të dyja incidentet, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura përfundimet zyrtare mbi shkaqet dhe rrethanat e tyre.



Skip to toolbar