Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet tona

#NËRADAR


Qeveria shqiptare dhe Komisioni europian mbajnë sot në Luksemburg konferencën e dhjetë ndërqeveritare, ndërsa Shqipëria mbyll një tjetër kapitull në negociatat me BE, atë për ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Komisionerja Marta Kos thotë se vendet kandidate po japin rezultate të mira, ndersa procesi i zgjerimit po ecën përpara.

“Dje në mbrëmje patëm Konferencën Ndërqeveritare për Malin e Zi. Kemi mbyllur edhe tre kapituj të tjerë. Në total, tani kemi 21 kapituj të mbyllur nga 35, dhe kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara.

Sot do të zhvillojmë edhe tri Konferenca të tjera Ndërqeveritare dhe, pasi të përfundojmë të fundit, përkatësisht me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, do të kemi arritur në 22 Konferenca Ndërqeveritare gjatë mandatit të Komisionit aktual Evropian.

Jam shumë e kënaqur për këtë, sepse tregon se vendet kandidate po japin rezultate, por tregon gjithashtu se edhe ne duhet të përmbushim detyrimet tona, në mënyrë që të jemi në gjendje ta menaxhojmë procesin.

Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë moment, tani që zgjerimi po ecën përpara, për t’u përgatitur për anëtarët e rinj”, u shpreh ajo.



Skip to toolbar