Lufta e Vietnamit, rivarrosen mbi 700 viktima/ Ishin vrarë para 6 dekadash, varri masiv u zbulua në qershor

BOTA


Gjashtë dekada pas ofensivës Tet të vitit 1968, eshtrat e 731 personave që u vranë gjatë luftimeve u varrosën në Vietnam. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri vietnamez, Le Minh Hung.

Eshtrat u zbuluan në varre masive në nje park pas më shumë se tre muajsh gërmime, dhe u dërguan për rivarrim në Varrezat e Martirëve të qytetit.

Gërmimet në park nisën më 23 qershor. Krahas eshtrave, ekipet zbuluan armë, municione dhe sende personale, që mund të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve.

Ofensiva Tet ishte një nga operacionet më të mëdha ushtarake të Luftës së Vietnamit. Ajo nisi më 31 janar 1968, kur forcat komuniste të Vietnamit të Veriut dhe Vietkongut ndërmorën sulme të befasishme në qytete dhe baza ushtarake të Vietnamit të Jugut.

Për shumë familje vietnameze, kërkimi i të afërmve të zhdukur gjatë luftës ka zgjatur me dekada. Rivarrimi i eshtrave synon t’u japë viktimave një varrim dinjitoz dhe familjeve të tyre një mundësi për të gjetur më në fund paqe.



Skip to toolbar