Dhuna në Bulevard, Ministria e Shëndetësisë: 21 efektivë dhe 13 protestues po marrin ndihmë mjekësore

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se prej orës 17:00 deri tani kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 21 efektivë dhe 13 protestues.

MSHMS bën të ditur se 16 efektivë dhe dy protestues të lënduar gjatë protestës ndodhen tek Spitali i Traumës.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë mbërritur një polic dhe dy protestues.



Skip to toolbar