Konfliktet për pronën kanë çuar në plagosjen një 46-vjeçari në Vorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje, ku 62-vjeçari me iniciale I.T. pas një konflikti mbi pronën ka goditur me sëpatë komshiun e tij 46-vjeçarin me iniciale B.A., i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ka qenë policia, ajo që ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar autorin e plagosjes. 62-vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.