Zgjerohet rrjeti global i dhunës në protesta/ Investigimi i Fox Neës: 101 organizata të majta radikale koordinojnë aktet vandale

#NËRADAR


Teatri politik i “Rrjetit të Protestave Globale’’ po përgatit skena të dhunshme që do të përfshijnë Europën. Sipas një ivestigimi të Fox News 101 organizata në nëntë vende janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që organizon, koordinon dhe përforcon aktet e dhunshme në protestat në Evropë. Nga Franca, Gjermania dhe Italia, deri në Spanjë e Shqipëri, investigimi i Fox News. nxjerr në pah rolin e organizatave të së majtës radikale, grupeve komuniste e socialiste dhe organizimeve që identifikohen me Antifa-n në mobilizimin e lëvizjeve protestuese.

Në Francë, pas protestave të 17 tetorit, aktivistët kanë thirrur një tjetër mobilizim më 24 tetor, të emërtuar “Akti II”. Sipas investigimit, janë planifikuar 212 mobilizime, ndërsa organizatorët përdorin platforma online dhe kanale komunikimi për të koordinuar pjesëmarrësit dhe për të shpërndarë thirrjet për dalje në rrugë. Në njoftimet e disa prej këtyre organizimeve përmenden edhe grupe Antifa, mes tyre Action Antifa 16.

E njëjta datë, 24 tetor, po qarkullon Në rrjetet sociale nga këto organizata në Tiranë për thirrje për protesta dhe mobilizim kombëtar,

Në disa prej njoftimeve për këto protesta përmenden edhe grupe që identifikohen me Antifa-n, mes tyre Action Antifa 16. Këto organizatore përdorin platforma online dhe kanale komunikimi për të shpërndarë thirrjet dhe për të koordinuar pjesëmarrësit.

Sipas investigimit, rrjeti i identifikuar është zgjeruar nga 54 në 101 organizata, të shpërndara në nëntë vende. Në të përfshihen grupe komuniste e socialiste, organizata studentore, sindikata, organizata kundër luftës dhe rrjete aktivistësh. Vetëm 33 prej tyre drejtohen nga studentë ose të rinj, ndërsa pjesa tjetër ka struktura drejtuese më të gjera.

Disa prej këtyre organizatave nuk kufizohen te mobilizimet kombëtare. Ato përforcojnë mesazhet e njëra-tjetrës, shpërndajnë thirrje për protesta dhe promovojnë dhunë. Mes organizatave ndërkombëtare të përmendura në investigim janë CODEPINK, BreakThrough News dhe Partia për Socializëm dhe Çlirim.

Një tjetër datë në këtë kalendar është 20 nëntori, kur një koalicion organizatash promovon “Grevën Ndërkombëtare të të Rinjve”. Thirrjet përfshijnë demonstrata, marshime, tubime, bllokada dhe pushtime. Manifesti i kësaj fushate e lidh luftën kundër kapitalizmit, militarizimit dhe masave shtrënguese me kërkesën për ndryshim radikal të sistemit. Në Francë, ndërkohë, janë njoftuar edhe mobilizime të tjera, përfshirë “Aktin III”, më 31 tetor, dhe veprime të planifikuara për 5 dhe 14 nëntor.

Vetëm 4 ditë pas shpërthimit të protestave në frrancë: një protestë me moton studentore nisi në Shqipëri. Emri më i lakuar i protestave në Europë, mban emrin Antifa, një lëvizje radikale e majtë e njohur për trazira dhe dhunë kudo ku ajo përfshihet. Ajo fshihet pas termit “antifashist”, shkurt antifa dhe është baza bashkuese e lëvizjeve globaliste radikale, që kërkojnë lëkundjen e establishmenteve politike.

Në daljen e tij të parë pas dhunës në bulevard, kryeminsitri Rama pranoi për herë të parë dorën e ANTIFAS në dhunën e organizuar në Tiranë. Kjo llogari në rrjetet sociale, me emrin AntiFa Tirana, e cila ka nisur funksionimin me protestën e flamingove muaj më parë, dukshëm mbështet dhe promovon rregullisht protestën e dhunshme në Tiranë. Shqipëria e ka provuar njëherë anarkinë në vitin 1997, 8 ditët e fundit ndryshimi i vetëm ka qenë se fatmirësisht s’ka pasur plumba, dhe anarkia është izoluar vetëm në qendër të Tiranës.



Skip to toolbar