Ka nisur për të tetën ditë radhazi protesta e studentëve në Tiranë. Këtë të martë, 20 tetor, në protestë kanë dalë edhe pedagogë të cilët pretendojnë se kanë dalë në mbështetje të studentëve të tyre, duke dënuar edhe dhunën që është përdorur nga ana e policisë.
Marshimi ka nisur nga Universiteti Politeknik deri te Kryeministria ku dhe kanë shkatërruar karriget, që kreu i qeverisë Edi Rama i vendosi me ftesën për dialog.
Edhe pse nuk ka një agjendë të qartë se si pritet të vazhdojë protesta, me gjasë ashtu sikurse edhe në shtatë ditët e mëparshme do mblidhen para godinës së Ministrisë së Arsimit.


