Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha

Më të fundit


Pas shtatë ditësh protestë të dhunshme, qeveria ofroi dialogun me studentët dhe jo më në zyrë, por në sheshin ku zhvillohet protesta. Disa karrige u nxorën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me një fletë thirrje për dialog e cila mori një përgjigje vetëm disa orë më pas.

Protestues me në krye pedagogë hodhën disa karrige të vendosura nga kryeministri që ishin mbetën bosh për disa orë i hodhën në drejtim të policisë apo në drejtim të hyrjes së kryeministrisë. Por ndryshe nga ditët e tjera, protesta e ditës së sotshme ka disa elementë ndryshe.

Janë pedagogët që i prijnë kësaj proteste, por sindikata e pedagogëve sot udhëhiqet nga dhëndri dhe vajza e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe prania e tyre duket se ka dhënë edhe efektet e para.

Ajo që u vu re sot, ndryshimi i strategjisë, ku protestuesit shkonin fillimisht te Ministria e Arsimit dhe më pas zhvendoseshin te kryeministria.

Protesta sot është zhvendosur deri tek kryeministria ndërsa numri i pjesëmarrësve duket të jetë më i ulët se më parë. Ndërkohë deri më tani duket gjithashtu se mungon ‘grupi i zjarrit’.



Skip to toolbar