Dhuna e arriti qëllimin. Ndaj Berishës këtë të diel, i pëlqyen akuzat e autorësisë që i jep kundërshtari i tij, Edi Rama. Por efekti i videove u ndje. Doktori e vendosi një distancë të parë.
“E kemi deklaruar që në fillim që qëndrojmë dhe do të qëndrojmë në mbështetje të kësaj proteste me të gjithë potencialin tonë. Ata, të cilët mendojnë se do të na impresionojnë ne, se po mbështesim protestën, ata gënjejnë veten. Mbështetja jonë ndaj protestës është totale. E kam thënë dhe e them, që në fillimet e saj, të rinjtë e Partisë Demokratike kanë qenë pjesë aktive e saj. Dhe sot, janë qindra e mijëra demokratë në mbështetje të kësaj proteste. Nuk është protestë, është revoltë studentore”, u shpreh Berisha.
Demokratët nuk u panë me mijëra, por edhe aq dolën në protestë dhe, nga zyra e tij, doktorit i mjaftojnë. Jo për shqiptarët, por për ndërkombëtarët.
“Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar, se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata”, shtoi ai.
Por PD-ja, për momentin, nuk po njofton më protestë kombëtare. Berisha është ai që ngre dhe ul magnitudën e dhunës, ndaj dhe këtë të diel demokratët mund të rrinë pushim.


