Zbulohet tjetër bazë “guerrilase”/ Arrestohet 51-vjeçari që furnizonte me fishekzjarrë maskat e protestës

AKTUALITET


Një 51-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se magazinonte dhe shiste fishekzjarre pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrollit në ambientin që administronte në zonën e “Tregut Çam”, policia sekuestroi 1853 fishekzjarre.

Sipas Policisë së Tiranës, gjatë kontrollit në magazinën në rrugën “Çamëria”, u konstatuan 1853 fishekzjarre, për të cilat 51-vjeçari nuk dispononte licencë shitjeje dhe as dokumente që vërtetonin blerjen e tyre.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se i arrestuari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të dyshuar si autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimit të datës 24 tetor 2026.

Ky është rasti i dytë i raportuar nga Policia e Tiranës në kuadër të këtij operacioni, pasi një ditë më parë u sekuestruan 47 pako me fishekzjarre në një banesë në rrugën “Zela”.



Skip to toolbar