Rreth 90 përqind e shqiptarëve zotërojnë një pasuri/ BSH: Kanë në pronësi shtëpi banimi, tokë ose dyqane

EKONOMI


Mbi 90% e qytetarëve shqiptare kanë në pronësi një pasuri të paluajtshme.Banka e Shqipërisë ka publikuar një vrojtim ku theksohet se në pjesën e parë të këtij viti 91% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme dhe kjo peshë ka shënuar ulje të lehtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.Familjet e përgjigjura deklarojnë se zotërojnë ‘1 ose 2 prona të patundshme’ kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’ apo  ‘godinë’ . Ndërkohë që vetëm 2% deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se 2 prona të patundshme’ shtëpi dhe tokë/dyqan

Po ashtu  në këtë vrojtim  Banka e  Shqipërisë konstaton se numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi  në sektor shtetëror ose  privat  ka rezultuar rreth 1.4% më i lartë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar .Rritja ka ardhur nga të punësuarit në sektorin shtetëror dhe nga të vetëpunësuarit. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar në rritje, si në terma gjashtëmujorë ashtu edhe në terma vjetorë.

Punësimi mbetet një prej faktorëve kryesorë që përcaktojnë gjendjen financiare të familjeve, pasi të ardhurat nga puna përbëjnë një burim të rëndësishëm për përballimin e shpenzimeve të përditshme dhe të nevojave të tjera ekonomike.



Skip to toolbar