Eksperti Faik Basha ka komentuar protestën e Flamingove dhe rolin e partive e figurave politike në të, duke theksuar se konkurrenca e brendshme dhe ambiciet personale e zbehën ndikimin e saj.
Sipas Bashës, në protestë nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Sa i përket Antifas, Faik Basha u shpreh se ajo nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit në Europë. Sipas tij, qëllimi i saj është ta mbajë Europën në destabilitet.
“ Protestën e Flamingove e zbehu konkurrenca. PD doli komplet jashtë loje, iu ringjall shpresa partive të vogla për të marrë pjesë, konkurrenca për të marrë mikrofonin ishte aq e madhe sa kërkonin të merrnin drejtimin dhe pse jo, të bëheshin kryeministër. Aty nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Neomalësorja erdhi nga asgjëja dhe iku, Koçeku as nuk i përfaqësoi, as nuk arrin dot të jetë frymëzim. Të gjithë ata që iu rrit ambicia personale.
Antifa nuk ka qëllim të ketë pushtet në Europë, qëllimi i vetëm i tyre është politika që ta mbajë Europën në destabilitet.”


