Sulmohet ambasada izraelite/ Beograd, i riu ekstremist islamik qëlloi rojen e sigurisë

BOTA


Serbia ka ngritur nivelin e sigurisë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite në Beograd, pak pas mesnatës. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga polici, ndërsa autoritetet serbe po e hetojnë ngjarjen si një akt të mundshëm terrorist.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se sulmuesi ishte një i mitur, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. Sipas tij, i riu, i cili mbante dy thika, sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë Serbe, duke bërtitur “Allahu Ekber”.

Oficeri reagoi duke përdorur armën e shërbimit dhe qëlloi sulmuesin, i cili humbi jetën. Daçiç tha se polici veproi në vetëmbrojtje, ndërsa pësoi lëndime të lehta gjatë përleshjes.

Pas incidentit, autoritetet serbe ngritën nivelin e kërcënimit terrorist në shkallën më të lartë dhe shtuan praninë e forcave të policisë në pika kyçe në të gjithë vendin.

Sipas ministrit të Brendshëm, sulmuesi ishte prej kohësh nën vëzhgimin e shërbimeve serbe të sigurisë, për shkak të dyshimeve për lidhje dhe mbështetje ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).



Skip to toolbar