Thotë se e mbështesin 85% e shqiptarëve, por qytetarët injorojnë protestën e Agron Shehajt

AKTUALITET


Të dielën, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u bëri thirrje shqiptarëve që të fiknin makinat të hënën më 15 korrik për tre orë (12:00-15:00) në të gjitha rrugët  e Shqipërisë. Kjo, sipas Shehajt, do të ishte një formë proteste kundër nismës së qeverisë për rritjen e çmimit të karburantit. Megjithatë, ndonëse në një kohë  kur PD pretendon mbështetje të madhe qytetare,  duket se thirrjes së ish-deputetit demokrat, nuk iu përgjigj askush. Në të gjitha rrugët e vendit, kryesisht në kryqëzime, ku sipas Shehajt duhet të ndodhte protesta e shoferëve, nuk u raportua trafik apo ‘revoltë’ e drejtuesve të mjeteve ndaj kërkesës së Partisë Demokratike.

Thirrja e Agron Shehajt erdhi  në një kohë kur vendi është në kulmin e sezonit turistik, dhe mirëpret mijëra pushues vendas e të huaj, që detyrishimisht do të pengoheshin nëse protesta e shoferëve do të zhvillohet. Gjithashtu, mospërgjigja qytetare ndaj thirrjes së Shehajt, tregon se rritja e çmimit të karburantit është diçka e pavërtetë, ashtu siç është shprehur Ministrja e Financave, Anila Denaj, se “nuk do të ketë kurrë ritje të taksës mbi karburantin”. Ndërkohë, nga Selia Blu shprehen se kur të vij në pushtet, PD do të ulë me 30 lekë për litër çmimin e karburantit.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për Partine Demokratike sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë, Partia Demokratike ka tashmë një plan solid për të rimëkëmbur ekonominë. Një ndër masat kryesore do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër”, u shpreh Enno Bozdo gjatë një konference për shtyp nga selia Blu, ku akuzoi Qeverinë se po kërkon të rrisë çmimin e karburantit. Ky është një premtim i artikuluar shpesh nga Partia Demokratike, ndërsa, tashmë që po akuzon Qeverinë për rritje me 20 lekë për litër të çmimit të naftës, PD po e nxjerr në pah këtë premtim.



Skip to toolbar