Shehaj tregon vijën e re: S’ka zgjedhje me… Arben Ahmetajn

AKTUALITET


Partia Demokratike është në çaste konfuzioni të plotë. Bojkoti i zgjedhjeve e nxori PD-në pa asnjë pushtet dhe tashmë është në kushtet kur brenda së djathtës kërkohet një proces ristrukturimi, duke përfshirë zgjedhjet për kryetar të PD-së. Megjithatë, të hënën më 8 korrik opozita do të mbajë protestën e dhjetë kombëtare, që zhvillohet në të njëjtën ditë kur vendoset dhe fati i Ilir Metës në Kuvend (ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit).

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shkruar në rrjetet sociale një koment, ku shprehet se i bindur se s`do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Sipas Shehajt, opozita nuk doli nga parlamenti për të rritur pazarin, apo për të marrë pushtet në tavolinë, por doli për zgjedhje të lira.


“S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm”, shprehet Shehaj.

Në fakt, deri më sot, Shehaj është i pari zyrtar i lartë i PD-së që nuk flet për akuzat për përgjimet, por drejton gishtin nga ish-ministri Financave, Arben Ahmetaj, duke kërkuar hetim të tij. Duket si kundër rrymës por dhe konfuz, pasi flet për zgjedhje të lira dhe kërkon hetim për një ish-ministër, që nuk ka lidhje me përgjimet.




Skip to toolbar