Gjyqi në CAS, Skënderbeu reagon zyrtarisht për vendimin!

Më të fundit


Një ditë më parë në Lozanë të Zvicrës u mbajt seanca dëgjimore e avokatit mbrojtës të Skënderbeut dhe presidentit të klubit Ardian Takaj, të cilët kanë dhënë argumentet përkatëse në lidhje me kundërshtimin e vendimit të dhënë nga UEFA, që e ka dënuar klubin korçar me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë.

Ndonëse informacioni për mediat ka qenë me “pikatore”, sërish janë ngritur disa hipoteza rreth asaj që ka ndodhur në seancën dëgjimore mes studios ligjore dhe përfaqësueseve të Skënderbeut dhe trupës gjykuese të CAS.

Për ti paraprirë çdo aludimi, Skënderbeu ka shpërndarë sot për mediat një komunikatë, ku bën të ditur se: “I dashur zoti Takaj, Konfirmojmë se çështja në CAS, Skënderbeu v. UEFA, u dëgjua dje, më 16 prill, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. CAS do ta japë vendimin e vet final në muajt e ardhshëm”, thuhet në këtë letër.

Ja reagimi i plotë i Skënderbeut:

Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,

KF Skënderbeu

Të dashur sportdashës dhe tifozë,Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e…

Publiée par KF Skënderbeu sur Mercredi 17 avril 2019


Skip to toolbar