Gjykata e Elbasanit ka pezulluar nga detyra 4 efektivë e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre. Katër efektivët e policisë janë pezulluar pasi u akuzuan për nxjerrje të informacionit hetimor në lidhje me zbulimin e depos së armëve në Elbasan.
Katër efektivët e pezulluar janë Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik, Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut, Eduard Gjyli, me detyrë specialist krimesh tek krimet e Rënda dhe Eduart Hasani, ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor te Krimet e Rënda.
Të pezulluarit akuzohen se nxorën informacionin hetimore për mediat në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, një operacion i konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cenonte hetimet.
Vendimet e gjykatës për 4 efektivë e pezulluar:
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitozi, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Gjyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduart Hasani., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Aksionin policor u realizuar pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur ndaj dy vëllezërve Baho, më 1 korrik të këtij viti. Policia dhe Forcat RENA bën krehje të zonën duke gjetur të paktën 17 armë që janë dërguar për ekspertim balistik. Pritet që nga hetimi të zbardhen mjaft ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan vitet e fundit.