Kryemadhi: 3 vjet pas reformës nuk është realizuar ajo që votuam

Më të fundit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se pavarësisht se kanë kaluar 3 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, ende nuk është realizuar ajo që u votua me unanimitet të plotë në Kuvend. Kryemadhi tha se pavarësisht votimit me konsensus të plotë nga LSI me shpresën se do të arrihej një ndryshim pozitiv në drejtësinë e Shqipërisë,  3 vite më pas ende nuk është arritur anjëra nga këto.

“Defektet e deritanishme të reformës në drejtësi, nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese 3 vite më parë, por si pasojë e devijimeve që i janë bërë nga rilindja”  tha Kryemadhi e cila shtoi se miratimi i saj reforma me 140 vota ishte momenti kyç që i hapi dyert e integrimit Shqipërisë.

“Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozitiv, po atë vit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog politik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformimi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së reformës në drejtësi që hartuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës.” – shkruan Krymadhi

Kryemadhi tha se LSI është edhe më e vendosur se 3 vite më parë për çlirimin e reformës në drejtësi nga kapja politiko-klienteliste.

“Pavarësisht, të gjitha defekteve të deritanishme të reformës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.” – shkruan Kryemadhi

Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam…

Gepostet von Monika Kryemadhi am Montag, 22. Juli 2019


Skip to toolbar